Rreth nesh
Pranë pacientit. Pranë familjes.
MediPuls Ambulance koordinon transport rrugor për pacientët dhe familjet në Kosovë e diasporë, me bazë në Prishtinë.
Përvoja pas shërbimit
Drejtuesi i MediPuls ka rreth dy dekada përvojë profesionale në shëndetësi dhe transport të pacientëve, përfshirë punën në kujdes intensiv dhe emergjencë. Kjo përvojë ndihmon në komunikimin me familjet dhe koordinimin me ekipet që kujdesen për pacientin.
Ekipi për çdo udhëtim
Përbërja e ekipit shoqërues, pajisjet dhe mundësia e realizimit konfirmohen për secilin rast. Para nisjes sqarohen gjendja dhe nevojat e pacientit, mënyra e dorëzimit dhe personi ose institucioni që e pret.
Nga Prishtina drejt destinacionit
Shqyrtojmë kërkesa për udhëtime në Kosovë dhe në destinacione evropiane. Itinerari, koha e udhëtimit dhe dokumentet për kalimin e kufijve diskutohen sipas vendit dhe rastit konkret.
Si funksionon
Nga kërkesa te mbërritja
Na tregoni itinerarin
Dërgoni vendnisjen, destinacionin dhe datën.
Shqyrtojmë kërkesën
Sqarojmë nevojat dhe qasjen në të dy lokacionet.
Dakordohemi për planin
Konfirmojmë mundësinë e realizimit, orarin dhe ofertën.
Koordinojmë mbërritjen
Përcaktojmë kontaktin dhe vendin e dorëzimit.
Kontakti
Ta planifikojmë udhëtimin së bashku
Na tregoni vendnisjen, destinacionin dhe datën e preferuar.