Shërbimet

Transport sipas nevojës së pacientit

Nga transferimi mes spitaleve deri te kthimi në Kosovë, zgjidhni shërbimin që përputhet me udhëtimin tuaj.

Transport ndërkombëtar

Transport me autoambulancë nga Kosova drejt një destinacioni të dakorduar në Evropë, për trajtim ose transferim të planifikuar.

Kosovë Evropë

Kthim i pacientit në Kosovë

Marrja e pacientit jashtë vendit dhe transporti deri te spitali ose adresa e dakorduar në Kosovë.

Evropë Kosovë

Transferim ndërmjet spitaleve

Transferim nga spitali ku ndodhet pacienti drejt institucionit pritës, pas koordinimit të marrjes dhe pranimit.

Spitali nisës Spitali pritës

Nga shtëpia në institucion

Transport i planifikuar nga adresa e pacientit drejt spitalit, klinikës ose qendrës së trajtimit.

Shtëpi Institucion

Nga spitali në shtëpi

Pas përfundimit të trajtimit, organizojmë kthimin në shtëpi kur ekipi mjekësor e vlerëson transportin të përshtatshëm.

Spital Shtëpi

Kërkesa me nevoja të veçanta

Shqyrtojmë kërkesat për pacientë me lëvizshmëri të kufizuar ose nevojë për mbështetje shtesë. Plani konfirmohet sipas vlerësimit të rastit.

Vendnisja Destinacioni

Çka sqarojmë para udhëtimit

Pasi të marrim vendnisjen, destinacionin dhe datën, sqarojmë qasjen në të dy lokacionet, kohën e pranimit dhe nevojat e udhëtimit. Për rastet që kërkojnë kujdes më të afërt, përshtatshmëria e transportit vlerësohet në koordinim me personelin mjekësor.

Situata që mund të shqyrtohen

Kërkesat mund të vijnë pas një operacioni, nga familjet e pacientëve me lëvizshmëri të kufizuar pas një sëmundjeje neurologjike, ose kur pacienti ka nevojë për oksigjen apo monitorim gjatë rrugës. Këto situata kërkojnë nivele të ndryshme kujdesi. Ekipi mjekësor vlerëson gjendjen aktuale, pajisjet dhe shoqërimin e nevojshëm para se të konfirmohet udhëtimi.

Pyetjet që bëjnë familjet

A shqyrtohen pacientë në gjendje të rëndë?

Po, kërkesat mund të shqyrtohen individualisht. Gjendja, rreziku i përkeqësimit, kohëzgjatja e udhëtimit dhe niveli i kujdesit gjatë rrugës ndikojnë nëse dhe si mund të bëhet transferimi.

Çka e përcakton ofertën?

Distanca, ekipi shoqërues, pajisjet e nevojshme dhe kushtet e marrjes e të dorëzimit. Detajet sqarohen para se ta konfirmoni udhëtimin.

Si funksionon

Nga kërkesa te mbërritja

  1. Na tregoni itinerarin

    Dërgoni vendnisjen, destinacionin dhe datën.

  2. Shqyrtojmë kërkesën

    Sqarojmë nevojat dhe qasjen në të dy lokacionet.

  3. Dakordohemi për planin

    Konfirmojmë mundësinë e realizimit, orarin dhe ofertën.

  4. Koordinojmë mbërritjen

    Përcaktojmë kontaktin dhe vendin e dorëzimit.

Kontakti

Ta planifikojmë udhëtimin së bashku

Na tregoni vendnisjen, destinacionin dhe datën e preferuar.

Kërko transport